BeH u dërgoi notë proteste Rusisë, Kinës dhe Serbisë

Ministrja e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës, Bisera Turkoviq thotë se një notë diplomatike i është dhënë Rusisë, Kinës dhe Serbisë, të cilat dërguan përfaqësues në programin festiv të “9 Janarit, Ditës së Republikës Serbe”, e cila u festua në mënyrë të pali.

Ministrja e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës, Bisera Turkoviq thotë se një notë diplomatike i është dhënë Rusisë, Kinës dhe Serbisë, të cilat dërguan përfaqësues në programin festiv të “9 Janarit, Ditës së Republikës Serbe”, e cila u festua në mënyrë të paligjshme në Banja Llukë.

Turkoviq tha se nota theksonte se pjesëmarrja zyrtare në këto festime përbën një ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës.

Në notë citohet vendimi i gjykatës kushtetuese, të botuar në gazetën zyrtare, se veprime të tilla mund të prishin marrëdhëniet dypalëshe me Bosnje-Hercegovinën.

Qyteti boshnjak i Banja Llukës festoi “9 Janarin, Ditën e Republikës Serbe”, pavarësisht se kjo festë është shpallur si antikushtetues.

Kryeparlamentari serb Ivica Daçiq dhe Kryeministrja serbe Ana Brbaniq, si dhe ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Sarajevë morën pjesë në këto festime.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës me kërkesë të Bakir Izetbegoviq, anëtari i Këshillit të atëhershëm Presidencial, e shpalli “Republikën Serbe” si “jokushtetuese”.

Pas vendimit, Asambleja Popullore e Republika Serbe mbajti një referendum më 25 shtator 2016 për të njohur ditën e “9 janarit si Dita e Republikës Serbe”, por Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës nuk e njohu atë dhe ndaloi veprimet për ta festuar këtë ditë.

Kategoritë
LajmeRajoni