Belgjika i kthen Ruandës kopjet e këngëve të regjistruara gjatë periudhës koloniale

Belgjika i ka kthyer Ruandës regjistrimet dixhitale të mbi 4.000 këngëve dhe muzikës tradicionale të regjistruara në këtë vend gjatë periudhës koloniale.

Belgjika i ka kthyer Ruandës regjistrimet dixhitale të mbi 4.000 këngëve dhe muzikës tradicionale të regjistruara në këtë vend gjatë periudhës koloniale.

Sipas lajmit të “The New Times”, ambasada e Belgjikës në Kigali i ktheu Ruandës regjistrimet e këngëve, muzikës dhe historive të regjistruara në territorin e Ruandës të cilën e kanë drejtuar për shumë vite.

Mbi 4.000 regjistrimet do të ekspozohen në muze në mënyrë që të përfitojnë gjeneratat e reja në Ruandë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Trashëgimive Kulturore të Ruandës, Robert Masozera tha se krahas Belgjikës kanë biseduar edhe me Gjermaninë për rikthimin e veprave të artit të periudhës koloniale.

Forcat belge hynë për herë të parë në territorin e Ruandës në vitin 1916 dhe qëndruan në rajon deri në vitet 1960.

Gjithashtu thuhet se një pjesë e regjistrimeve të dorëzuara përfshijnë edhe periudhën pas koloniale.

Kategoritë
BotaLajme