Belgjikë, policia përdor topa uji për të ndaluar protestat e dhunshme kundër kufizimeve COVID-19

Policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit të cilët u përleshën me policinë dhe sulmuan ato me gjë sende të forta

Qindra njerëz në kryeqytetin belg Bruksel u grumbulluan në protestë kundër kufizimeve të vazhdueshme të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit gjatë ditës së djeshme u tubuan jashtë stacionit ‘Gare du Nord’ (Stacioni verior i trenit) dhe marshuan drejt parkut ‘Cinquantenaire’.

Policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit të cilët u përleshën me policinë dhe sulmuan ato me gjë sende të forta.

Protestat e dhunshme lanë shumë rrugë me gjë sende të shkatërruara, si dhe thyen dritare dhe dyer të një ndërtese të Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë ditës së fundit, Belgjika raportoi numrin më të lartë të rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, me të paktën 60 mijë infeksione të reja brenda 24 orëve të fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se Belgjika është një nga vendet më të prekura nga shpërthimi në Evropë.

Ekspertët në Belgjikë paralajmëruan se numri i rasteve ditore së shpejti mund të arrijë në 125 mijë.

Sipas analizave të fundit laboratorike, 94 për qind e rasteve në vend janë të infektuar me llojin Omicron të koronavirusit.

Kategoritë
BotaLajme