Benzema e Lloris shpëtimtarët, Franca përmbys Zvicrën

Futbolli, sa i pabesë. Ka nisur tashmë phesa e dytë e Francë-Zvicër dhe kampionët e Botës kanë mundur të përmbysin brenda pak minutash.

E gjithë kjo ndodhi pasi Zvicra hmbi penallti në minutën e 55-të me Rodrigues. Menjëherë pas kësaj Franca e shfrytëzoi zhgënjimin e helvetëve dhe i ndëshkoi dy herë me Benzema.

Sulmuesi shënoi fillimisht shumë bukur në minutën e 57 dhe tundi sërish rrjetën pas dy minutash me kokë pasi Mbappe kishte trullosur Zvicrën në zonë dhe çoi shifrat në 2-1.

Kategoritë
Sport