Berisha: Do t’i jap fund Ballkanit të Hapur, Tirana është kthyer në epiqendrën e luftës së ftohtë kundër Prishtinës

Në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë. Berisha u shpreh se Tirana është kthyer në epiqendrën e luftës së ftohtë kundër Prishtinës. Ai zotua se do t’i japë fund iniciativës Ballkani i Hapur.

“Ballkani i hapur është Ballkani i influencës direkte ruse, i interesave antikombëtare, antieuropiane, është projekti që kërkon të zëvendësojë procesin e Berlinit me procesin e Putinit.

Ne zotohemi se do t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Slobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos guxo të vish ndonjëherë në Tiranë”, tha Berisha.

Ndryshe, në Kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, u miratua edhe statuti i ri i partisë, sipas të cilit bëhen disa ndryshime thelbësore në organizimin e saj.

Sipas statutit të ri është parashikuar që kryetarit të saj t’i mbarojë mandati pa të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse.

Kategoritë
LajmeRajoni