Berisha mbush tribunën e “Air Albania” me delegatë dhe mbështetës të PD-së

Ditën e sotme po mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike i thirrur nga ish- kryeministri Sali Berisha. Bëhet e ditur se po vijon të mbushet tribuna me delegatët e Kuvendit Kombëtar dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në stadiumin “Air Albania”.

Ndërkohë bëhet e ditur se deri më tani 4863 persona janë skanuar të pranishëm si delegatë të Kuvendit. Kuorumi per te filluar punimet është 3820 delegatë.

Pritet që sot delegatët e Kuvendit të PD-së të shkarkojnë Lulzim Bashën.

Kategoritë
LajmeRajoni