Berlusconi kurorëzon të shtunën dashurinë me partneren 53 vite më të re

Ditën e shtunë, më 19 mars, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, pritet të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me deputeten 32-vjeçare, Marta Fascina.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në drekë, në Lesmo, në Villa Gernetto.

Mirëpo, kjo martesë nuk do të ketë asnjë vlerë juridike, pasi ata thjesht do të shkëmbejnë unazat dhe nuk do të kryejnë një martesë ligjore.

Thashethemet filluan të qarkullojnë në shkurt. Berluskoni martohet me Fascinën, një deputete e forcave kalabreze, pas katër vitesh fejesë: ai është 85 vjeç, ajo 32. Por 53 vite diferencë nuk do ta frenojnë dëshirën për dasmë.

Kush është nusja 32-vjeçare?

Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka 2 vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.

Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë. Ai ka patur një mori të fejuarash shumë më të reja se vetja, gjatë moshës së tretë, si dhe do të mbahet mend për procesin “bunga bunga”, me vajza të reja “eskorta”, për çka gjykata e dënoi për nxitje të prostitucionit.

Kategoritë
BotaLajme