BERZH-i konfirmon parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha të martën se pret që produkti i brendshëm bruto (BPV) i Kosovës të rritet me 4% në vitin 2022, që mbetet e pandryshuar krahasuar me parashikimin e realizuar në muajin mars.

Në vitin 2023, prodhimi ekonomik i Kosovës parashikohet të rritet gjithashtu me 4%, tha BERZH në edicionin e majit të raportit të saj.

“Rreziqet kryesore për perspektivën janë pasiguritë në rritje, çmimet në rritje të mallrave dhe dobësitë e mundshme në sektorin e jashtëm”, vuri në dukje BERZH.

Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, BERZH parashikon rritje ekonomike prej 3,2% në 2022 dhe 3,6% në 2023.

Rishikimet që nga marsi janë nxitur kryesisht nga një tkurrje më e madhe se sa pritej në Ukrainë ndërsa lufta vazhdon, shkruajnë mediat e huaja.

“Projeksionet janë subjekt i rreziqeve të mëdha negative nëse armiqësitë përshkallëzohen ose nëse eksportet e gazit ose mallrave të tjera nga Rusia bëhen më të kufizuara,” shtoi BERZH.

Ekonomia e Kosovës u rrit me 10.5% në vitin 2021 sipas vlerësimeve paraprake, pas tkurrjes prej 5.3% në vitin 2020.

Kategoritë
Ekonomi