Besnik Tahiri prezanton konceptin “City to City Cooperation” dhe kandidaten Lirie Hoti

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri shef i Grupit Parlamentar, nëpërmjet një postimi në Facebook, prezantoi konceptin ‘City to City Cooperation’ dhe kandidaten e ardhshme për Asamble Komunale.

Lirie Hoti është kandidatura e radhës për Asamble Komunale që ka prezantuar Tahiri, ai theksoi se Hoti është studente e nivelit Master në një Universitet të Suedisë, fituese e Bursës së Instituti Suedez.

“Liria do të jetë pjesë e ekipit, përgjegjëse për marrëdhënie me jashtë ‘City to City Cooperation’ si dhe kandidate për asamble komunale. Lirie Hoti ka marrë pjesë nëpër disa konferenca dhe gara të rëndësishme ndërkombëtare, si garën për Ndërmjetësim në Lituani dhe konferencën ndërkombëtare ( Harvard National Model United Nation) të mbajtur në Harvard University në shkurt të këtij viti. Fal saj, dhe ekipit që ajo ka udhehequr, Kosova hyri në finale dhe mori çmimin e garës”, ka shkruar Tahiri.

Tutje Tahiri tha se Liria është tregim i suksesshëm jo vetëm për komunën e Podujevës, por për gjithë vendin dhe më gjerë.

Postimi i plotë:

Lirie Hoti, ka lindur në Bradash, është studente

e magjistraturës në Lund Universitetit të Suedisë, përfituese e Bursës së Institutit Suedez. Ajo është profesoreshë e gjuhës angleze e diplomuar me notën mesatare 10-të, si dhe është në vitin e fundit në Juridik, po ashtu me rezultatet më të larta.

Liria do të jetë pjesë e ekipit, përgjegjëse për marrëdhënie me jashtë ‘City to City Cooperation’ si dhe kandidate për asamble komunale.

Lirie Hoti ka marrë pjesë nëpër disa konferenca dhe gara të rëndësishme ndërkombëtare, si garën për Ndërmjetësim në Lituani dhe konferencën ndërkombëtare ( Harvard National Model United Nation) të mbajtur në Harvard University në shkurt të këtij viti. Fal saj, dhe ekipit që ajo ka udhehequr, Kosova hyri në finale dhe mori çmimin e garës.

Liria, është tregim i sukseshëm jo vetëm për komunën tonë, por për gjithë vendin dhe më gjerë.

Mirë se u bashkove!

Kategoritë
LajmeVendi