Biden dhe Putin përfundojnë video-telefonatën dy-orëshe

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të riafirmojë mbështetjen e SHBA-së për “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”

Një telefonatë virtuale mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, ka përfunduar pas dy orëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden dhe Putin shkëmbyen përshëndetje në fjalët e hapjes.

“Përshëndetje zoti president”, tha Putin.

“Përshëndetje, mirëmbrëma. Mirë që ju shoh përsëri. Fatkeqësisht herën e fundit nuk arritëm ta shohim njëri-tjetrin në G20. Shpresoj që herën tjetër ta bëjmë këtë, të takohemi personalisht”, u përgjigj Biden.

Thirrja erdhi mes raporteve se Rusia po vendos mijëra trupa pranë kufirit të Ukrainës.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të riafirmojë mbështetjen e SHBA-së për “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Deri më tani nuk është lëshuar asnjë deklaratë për përmbajtjen e bisedimeve.

Kategoritë
BotaLajme