Biden do të kërkojë dorëheqjen e prokurorëve të emëruar nga koha e Trump-it

Duke cituar një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë, CNN njoftoi se procesi do të bëhet me dy përjashtime.

Administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden do të kërkojë dorëheqjen e pothuajse të gjithë prokurorëve të emëruar nga ish-presidenti Donald Trump.

Duke cituar një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë, CNN njoftoi se procesi do të bëhet me dy përjashtime.

David Weiss nga Delaware do të mbetet në pozitë derisa mbikëqyr hetimin e taksave të djalit të Biden-it, Hunter. John Durham po ashtu do të vazhdojë si avokat për të hetuar origjinën e hetimit mbi Rusinë, por nuk do të vazhdojë si prokuror i Connecticut-it, sipas zyrtarit.

Kur Trump mori pushtetin në vitin 2017, urdhëroi dorëheqjen e 46 prokurorëve të emëruar nga ish-presidenti Barack Obama “siç ishte rasti në tranzicionet e mëparshme”.

Zyrtari nuk tha se kur dorëheqjet do të hyjnë në fuqi.

Kategoritë
BotaLajme