Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se ai beson se Rusia synon qëllimisht civilët në Ukrainë, por nuk pranoi të thoshte se po kryheshin krime lufte.
“Është e qartë se ata po synojnë civilët”, tha Biden, shkruan CNN, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.
I pyetur nëse ai beson se Rusia po kryen krime lufte, Biden tha: “Ne po e ndjekim nga afër, por është shumë herët për ta thënë këtë”.
Biden përsëriti gjithashtu se sanksionimi i eksporteve ruse të naftës mbeti një mundësi, megjithëse zyrtarët kanë paralajmëruar se ata do të punojnë për të minimizuar ndikimin e një lëvizjeje të tillë në çmimet e naftës në SHBA por edhe në mbarë botën.
Kujtojmë se SHBA kanë thënë më parë se po ofrojnë një gamë të gjerë mbështetjeje për presidentin ukrainas, Zelenskyn, por nuk kanë dhënë detaje se çfarë masash po marrin për ta mbrojtur atë.
CNN ka raportuar më parë se SHBA ka diskutuar planet e emergjencës me Zelenskyn për largimin nga Ukraina ose zhvendosjen në Lviv, por që ai ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë në kryeqytet./Reporteri.net/