Biden në Poloni, takohet me Divizionin e 82-të Ajror të SHBA-së

Presidenti amerikan Joe Biden është takuar pasditen e së premtes me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror në Rzeszów në Poloni, së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

“Ka shumë rëndësi për Presidentin që takohet me këto trupa. Nuk është vetëm çështje me rëndësi për këta ushtarë por është çështje e rëndësishme edhe sepse dërgon mesazh të fuqishëm se SHBA është duke e forcuar praninë e NATO-s në Evropë”, raportoi Wolf Blitzer i CNN.

Më pas Biden do të informohet mbi përgjigjen humanitare ndaj krizës së refugjatëve të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme