Biden ngre alarmin për krizën e bukës: Mungesa e ushqimeve do të jetë reale

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se liderët botërorë kanë diskutuar mundësinë e krizës ushqimore, si pasojë e pushtimi rus në Ukrainë.

Biden tha se mungesat e ushqimit do të jenë “reale”, duke cilësuar Ukrainën dhe Rusinë “shporta e bukës” për Evropën.

Furnizimet nga të dy vendet së bashku përbëjnë pothuajse 30% të tregtisë globale të grurit.

“Çmimi i sanksioneve nuk është vendosur vetëm ndaj Rusisë. Ai është vendosur edhe mbi një numër të madh vendesh, duke përfshirë vendet evropiane dhe vendin tonë,” tha Biden në komentet pas një takimi urgjent të NATO-s në Bruksel.

Presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti ditën e sotme  një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel,  pas takimit me liderë të tjerë botërorë të NATO-s dhe Këshillit Evropian dhe G7-ës.

Kategoritë
BotaLajme