Biden pas takimit me Putin: Unë jam për Amerikën, jo kundër Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë fjalën në një konferencë për media pas takimit me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili foli për një orë.

Presidenti Biden fjalën e tij para mediave e filloi me një ton të prerë, por pajtues, shkruan BBC.

“Aty ku kemi dallime unë dua që Presidenti Putin të kuptojë pse them atë që them dhe pse bëj atë që bëj,” thotë Biden.

“Unë i thashë Presidentit Putin axhenda ime nuk është kundër Rusisë ose dikujt tjetër, është për popullin amerikan,” tha ai.

“Të drejtat e njeriut janë ata që jemi si amerikanë”, thotë Biden. “Ato do të jenë gjithmonë në tryezë”.

Kategoritë
BotaLajme