Biden për të shtënat në supermarketin në Buffalo: Ky është terrorizëm i brendshëm

“Ajo që ndodhi këtu është e thjeshtë: Terrorizëm, terrorizëm i brendshëm”, tha Biden në një konferencë për media në Buffalo ku një person i armatosur vrau të paktën 10 persona të shtunën në një sulm me motive racore

Presidenti amerikan Joe Biden e quajti “terrorizëm i brendshëm” sulmin masiv në një supermarket në shtetin New York, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ajo që ndodhi këtu është e thjeshtë: Terrorizëm, terrorizëm i brendshëm”, tha Biden në një konferencë për media në Buffalo ku një person i armatosur vrau të paktën 10 persona të shtunën në një sulm me motive racore.

Komentet e presidentit amerikan Biden erdhën pas takimit me familjet e viktimave nga të shtënat në “Tops Supermarket”.

Kategoritë
BotaLajme