Biden sulmon Trump-in dhe mbështetësit republikanë në njëvjetorin e ngjarjeve në Kongres

Biden e kujtoi ngjarjen e 6 janarit 2021 si momentin kyç në të cilin “demokracia” amerikane u ruajt dhe Trump dhe mbështetësit e tij “dështuan” në zhbërjen e vullnetit të kombit

Presidenti i SHBA-së Joe Biden përdori një gjuhë jashtëzakonisht të lakonike për të sulmuar paraardhësin e tij Donald Trump dhe përkrahësit e tij partiakë, teksa ai shënoi njëvjetorin e bastisjes së mbështetësve të ish-presidentit në Kongresin Amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden e kujtoi ngjarjen e 6 janarit 2021 si momentin kyç në të cilin “demokracia” amerikane u ruajt dhe Trump dhe mbështetësit e tij “dështuan” në zhbërjen e vullnetit të kombit.

“Sot, një vit më parë në këtë vend të shenjtë, demokracia u sulmua, thjesht u sulmua. Vullneti i popullit ishte nën sulm, kushtetuta jonë u përball me kërcënimet më të rënda”, tha Biden në ndërtesën e Kongresit (Kapitol)

“Për herë të parë në historinë tonë, një president jo vetëm që kishte humbur zgjedhjet, por ai u përpoq të parandalonte transferimin paqësor të pushtetit pasi një turmë e dhunshme hyri në Kapitol. Por ata dështuan. Ata dështuan. Dhe në këtë ditë kujtimi, ne duhet të sigurohemi që një sulm i tillë të mos ndodhë më kurrë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan vuri në shënjestër të veçantë ata republikanë që kanë vazhduar të minimizojnë ashpërsinë e sulmit, duke thënë: “Si guxon dikush të minimizojë, nënçmojë ose mohojë ferrin në të cilin u vunë”.

“Ne pamë me sytë tanë rebelët që kërcënonin këto salla, duke kërcënuar jetën e Kryetares së Dhomës, duke ngritur literalisht trekëmbësh për të varur nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden.

Kategoritë
BotaLajme