Biden takon Macron: Gati për riparimin e marrëdhënieve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe ai francez, Emmanuel Macron u angazhuan për riparimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, gjatë takimit që zhvilluan kokë më konë në Itali.

Marrëdhëniet mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara patën një tensionim të theksuar pak muaj më parë pasi Biden njoftoi një marrëveshje sigurie me Australinë dhe Britaninë, sipas së cilës Australia do të marrë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore që do të ndërtohen në vend duke përdorur teknologjinë amerikane.

Gjatë bisedimeve Biden e pranoi se SHBA nuk veproi si duhet lidhur me këtë çështje duke shtuar se mendonte se Franca e dinte këtë gjë.

“Unë mendoja se Franca ishte informuar prej kohësh që marrëveshja do të dështonte. Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të vjetër dhe besnik se Franca”, u shpreh presidenti amerikan.

Kategoritë
BotaLajme