Bie numri i gjobave për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, 226 qytetarë dënohen për 24 orë

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës pasi nuk janë duke i respekuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me rekomandim të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për luftimin dhe mbrojtjen kundër virusit COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 226 tiketa në bazë të ligjit për Pandeminë, nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, ky ligj ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020,i cili përmban 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Kategoritë
LajmeVendi