Bie numri i të infektuarve, mbyllet Klinika Infektive 2 në QKUK

Është mbyllur Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), për shkak të uljes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vend.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga kardiologu Artan Ahmeti.

Ai shpreson që asnjëherë të mos hapet më për pacientët me sëmundjen COVID-19, teksa ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në ndihmë të pacientëve në këtë klinikë.

“Të gjithë këta kanë bërë që kjo Klinikë të bëhet ndër klinikat më të preferuara për hospitalizimin e pacientëve me COVID-19. Kjo për shkak të angazhimit të secilit (mjekë, infermierë, si dhe staf mbështetës) 24h/7 ditë të qëndrojë pranë pacientëve për çdo nevojë dhe kërkesë të tyre”, ka shkruar mes tjerash ai.

Kategoritë
LajmeVendi