Bieber: Qeveria e re gjermane duhet t’i bindë vendet skeptike që t’i liberalizohen vizat Kosovës

Eksperti i politikave të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, në një kolumnë për Deutsche Welle, ka theksuar problematikat me të cilat duhet të merret qeveria e re gjermane, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave ndaj kosovarëve.

Siç potencohet në kolumnë, “për një kohë të gjatë, në Berlin dhe Bruksel vazhdoi iluzioni se Vuçiqi ishte partneri ideal për një kompromis me Kosovën. Por nuk kishte zgjidhje edhe pas dhjetë vjetësh nën ndërmjetësimin e BE-së”, përcjell lajmi.net.

Bieber shtoi se Vuçiqi mund të jetojë mjaft mirë me status quo-në dhe se është naive të besohet se “një autokrat si ai” herët a vonë do të pranojë një kompromis me Kosovën.

Gjermania, sipas tij, gjithashtu duhet të bindë shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ka partnerë në BE dhe gjithashtu në SHBA për ndjekjen e kësaj linjeje, por përparimet nuk do të kenë sukses pa pjesëmarrjen aktive të Gjermanisë.

“Mundësia e parë për qeverinë e re federale për të vënë në praktikë angazhimin e saj për demokracinë dhe sundimin e ligjit do të jetë në Ballkanin Perëndimor”, vlerëson tutje ai.

Kategoritë
BotaLajme