Bill Gates: Koronavirusi do trajtohet si gripi pas Omicron, do vaksinohemi çdo vit

Një rënie e numrit të rasteve të koronavirusit ka të ngjarë të ndodhë pas valës aktuale të Omicron dhe sëmundja mund të trajtohet më shumë si grip sezonal,” tha thënë miliarderi Bill Gates gjatë një diskutimi në Twitter me profesoreshën Devi Sridhar nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Edinburgut.

“Një variant më transmetues nuk ka të ngjarë të shfaqet, pow ne jemi befasuar shumë gjatë kësaj pandemie. Omicron do të krijojë shumë imunitete të paktën për vitin e ardhshëm,” shkruan ai.

Gates, i cili nëpërmjet fondacionit të tij ka ndihmuar në luftën globale kundër virusit, thotë se njerëzve  mund t’i duhet të marrin “vaksinë vjetore për Covid për ca kohë”.

Gates konsideron se Omicroni është një sfidë për sistemin shëndetësor në mbarë botën, dhe se rastet më të rënda me infeksione do të jenë tek ata që nuk janë vaksinuar, shkruan bloomberg.

Kategoritë
BotaLajme