Bill Gates merr vaksinën anti-Covid

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID.

Lajmin e ka publikuar ai me një postim në rrjete sociale, ku Gates ka theksuar se ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin dhe punonjësit shëndetësorë.

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë”, ka shkruar Gates krahas fotografisë ku shihet duke u vaksinuar.

Në foton që ka ndarë në rrjete sociale ai shihet i maskuar dhe me mëngë të përveshur.

Kategoritë
BotaLajme