Bisedimet në Stamboll: Gjasat janë të mëdha që të takohen Putin e Zelensky

Delegacioni rus në bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll njoftoi dy hapa për të de-përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë pas ditës së parë të bisedimeve, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti.

RIA, duke cituar delegacionin rus, tha se hapat përfshinin një “reduktim drastik të aktivitetit ushtarak në drejtimet e Kievit dhe Chernihiv” dhe gjithashtu mundësinë e një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kreu i delegacionit rus, ndihmësi i presidentit Vladimir Medinsky, i quajti negociatat “konstruktive”, raportoi RIA.

Shtabi i Përgjithshëm rus do të njoftojë më shumë detaje mbi hapat për të reduktuar armiqësitë në Ukrainë pasi të kthehet delegacioni rus në bisedimet në Stamboll, tha të martën zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandar Fomin në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se është bërë mjaft përparim gjatë bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase të martën në Stamboll për të lejuar takimin e Putinit dhe Zelenskyt.

Duke folur në Stamboll pas bisedimeve të përfunduara midis dy palëve të martën, Podolyak tha se tani kishte gjasa që të dy presidentët mund të takohen.

Bisedimet midis dy palëve do të “vazhdojnë online 24/7”, tha Podolyak, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për “formulim të qartë ligjor”.

Kategoritë
BotaLajme