“Biseduam në mëngjes me Eriksen, ndihet mirë. Kishte një mesazh për ekipin”

Federata e Futbollit të Danimarkës ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare, aty ku konfirmohet gjendja e mirë shëndetësore e Christian Eriksen. Fantazisti i Interit u shemb në tokë gjatë ndeshjes së Euro 2020 ndaj Finlandës.

Një ngjarje që i tmerroi të gjithë, por 29-vjeçari shpëtoi dhe vazhdon të kurohet në spitalin më të mirë të Kopenhagenit. “Këtë mëngjes kemi biseduar me Christian Eriksen, i cili ka përshëndetur shokët e skuadrës.

Gjendja e tij është e stabilizuar, teksa vazhdon të qëndrojë në spital për kontrolle të mëtejshme. Skuadra ka marrë ndihmë nga stafet që merren me përballimin e krizave dhe do vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin pas ngjarjes së djeshme.

Duam të falënderojmë të gjithë ata që i kanë dërguar lutje të përzemërta Christian Eriksen, duke nisur nga tifozët, futbollistët, Familjet Mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, klubet e ndryshme apo edhe shoqatat ndërkombëtare.

Ne inkurajojmë çdokënd të nisë mesazhet për Eriksen në Federatë, të jeni të sigurt që ai  dhe familja e tij do të lexojnë çdo mesazh tuajin“, mbyllet letra e Federatës vikinge.

Kategoritë
Sport