Blinken: Ukraina do ta fitojë luftën kundër Rusisë

“Do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe të mbështesim Ukrainën”, ka deklaruar sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se është plotësisht i bindur se Ukraina do ta fitojë luftën kundër Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jam plotësisht i bindur se Ukraina do të fitojë”, tha Blinken, në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm lituanez Garbrielius Landsbergis në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.

“Edhe nëse Rusia arrin të fitojë betejën në Ukrainë, kjo nuk do të thotë se do ta fitojë luftën. Edhe nëse Rusia arrin të marrë qytete në Ukrainë, kjo nuk do të thotë se ajo mund t’ua marrë zemrat dhe mendjet e popullit ukrainas. Nuk mundet. Jo. Për një javë, një muaj ose më shumë, jam plotësisht i bindur se Ukraina më në fund do të fitojë”, tha Blinken.

Ai shtoi se Moska ka “forcë të madhe disproporcionale” në krahasim me Kievin, duke pretenduar se forcat ruse po sulmojnë civilët ukrainas.

“Duam që kjo të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur, prandaj do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe të mbështesim Ukrainën”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme