Bllokada në Pekin për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

Ndonëse në qytetin me mbi 21 milionë persona u zbuluan rreth 40 raste që nga shpërthimi i valës së re të pandemisë të premten, autoritetet ndërmorën masa për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kryeqyteti kinez, Pekini, të hënën filloi testimin e miliona banorëve dhe mbylljen e zonave të banimit dhe biznesit të qytetit për shkak të valës së re të pandemisë së COVID-19.

Ndonëse në qytetin me mbi 21 milionë persona u zbuluan rreth 40 raste që nga shpërthimi i valës së re të pandemisë të premten, autoritetet ndërmorën masa për të parandaluar përhapjen e virusit.

Banorët qëndruan në shtëpi duke siguruar furnizime ushqimore në rast të kufizimeve në lëvizje, siç ndodhi në disa qytete, përfshirë Qendrën Financiare të Shangait.

Qyteti qendror Anyang, si dhe Dandong në kufirin me Korenë e Veriut, kanë njoftuar mbylljen pasi varianti omicron zgjerohet.

Kategoritë
BotaLajme