Boksierët nga Kosova ndalohen në Serbi

Ekipi i Kosovës i përbërë nga tre boksier,Bashkim Bajoku,Shpëtim Bajoku,Patriot Behrami, selektori Besim Brahimi si dhe sekretari gjeneral Latif Demolli janë ndaluar në kufirin Serbi- Kosovë.

Ekspedita jonë ishte nisur mbrëmë për në Beograd, aty ku do të organizohet kampionati botëror i boksit për amator.

Arsyja e ndajes është që autoritetet serbe nuk po lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre.

Momentalisht siç njofton sekretari Latfi Demolli për klankosova.tv ata janë në pritje të një përgjigjje nga federata botërore e boksit,(AIBA) e cila është lajmëruar për këtë rast.

Kërkesa për të garuar pa simbole dhe pa flamurin e Kosovës, nuk do të pranohet nga Federata e boksit e cila ka bërë të ditur se në rast se kjo gjë do të kerkohet atëhere do ta anulojnë pjesmarrjen në kampionatin botëror.

Kategoritë
Sport