Bonucci e Chiellini tallen me anglezët: A doni makarona

Suksesi i Italisë në Euro 2020 vazhdon të bëjë jehonë dhe dy nga protagonistët kryesorë të të kaltërve.

Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini “thumbojnë” kundërshtarët me një foto të realizuar në Sardenjë, ku po kalojnë të dy pushimet.

“Ne vazhdojmë të hamë makarona … po ju?”

Kjo është fraza që shoqëron foton e dy shokëve të skuadrës. Në fund të ndeshjes Itali-Angli mbrojtësi u tall me kundërshtarët e tij: “Ju duhet të hani më shumë makarona …”.

Nuk është e lehtë të arkivosh një fitore historike si ajo e Italisë në Euro 2020, e cila erdhi pas triumfit në finale përballë të zotëve të shtëpisë, që me shprehjen e famshme “is coming home” ishin të bindur se trofeu do të shkonte në Ishull.

Bonucci dhe Chiellini, “ustallarët” e mbrojtjes, vazhdojmë të tallen me anglezët, duke i ftuar që të hanë më shumë makarona.

Kategoritë
LajmeSport