“Boomi” ekonomik i Kosovës pas pandemisë

Destruktiviteti që ka shkaktuar pandemia COVID-19 tash një vit e gjysmë është tepër i madh në jetën socio-ekonomike. Plane restriktive të qeverisë ndërprenë dhe reduktuan në masë të madhe funksionimin e sektorëve ekonomik dhe rrjedhimisht shumë biznese u gjenden para një kolapsi kjo dhe si pasojë e aplikimit primitiv menaxherial krahas efektit pandemik.

Lehtësimi i masave anti Covid rrjedhimisht çoj në hapje të ekonomisë dhe, kjo hapje e ekonomisë pas një mbyllje karakterizohet me një ekspansion të aktiviteteve ekonomike në të gjithë sektorët, kjo për shkak të rritjes së kërkesës, konsumit, ku rrjedhimisht njerëzit, paratë e kursyera gjatë pandemisë tani i injektojnë nëpër sektorë të ndryshëm, konsum, investime dhe kjo nxit në masë aktivitet ekonomik brenda një periudhe afatshkurtër ku kemi një rritje të kërkesës dhe ofertës agregate.

Krahas kësaj një rëndësie të madhe për ekonominë e Kosovës kanë paratë e diasporës konkretisht remitencat që kapin vlerën në total mbi 1 miliard euro dhe rrjedhimisht kjo sasi monetare në treg është infuzion për ekonominë e Kosovës në këtë periudhë post-pandemike.

Projeksionet e qeverisë për rritje ekonomike 7.9% e besa edhe 10% janë më tepër planifikim sesa realizmi marr parasysh brishtësinë e sistemit ekonomik në Kosovë pavarësisht këtij “Boom-i” në këtë periudhë rritja ekonomike do të jetë me karakter linear 4-4.5% e shprehur në GDP.

Rritja e eksporteve në këtë kohë erdhi si pasojë e hapjes-mbylljes së ekonomisë duke ditur qe pandemia ka prekur zinxhirin global të furnizimit dhe normalisht kjo ka shkaktuar një pamjaftueshmëri të furnizimit edhe tek vendet e zhvilluara shkas qe edhe Kosovës në këtë rast iu ka hapur mundësia e eksportit të produkteve nëpër sektorë të caktuar që rrjedhimisht është periudha më e favorshme në raportet tregtare që ka pasur vendi.

Rritja dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik arrihet përmes fuqizimit të sektorit privat, rritjes se eksporteve dhe tërheqjes se investimeve të huaja direkte, rrjedhimisht krijimit të një klime të favorshme në të bërit biznes duke rritur sigurinë në radhë të parë.

Kategoritë
Ekonomi