Bordi i Barcelonës udhëton në Katar për bisedimet me Al-Sadd për Xavin

Barcelona është duke bërë çmos që këtë javë të kompletojë ardhjen e trajnerit Xavi, si pasuesi i Ronald Koeman.

Skuadra katalunase nuk është në formën e duhur, ngase renditën në pozitën e nëntë në La Liga, derisa edhe rrezikojnë të mos kualifikohen në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores ndaj Dynamo Kiev, bordi i Barcelonës ka udhëtuar në Katar që të negociojë me Al-Sadd për të diskutuar për teknikun spanjoll.

RAC1 raporton se pjesëtarët e bordit kanë udhëtuar për të bindur klubin nga Katar për ta lejuar Xavin t’i bashkohet katalunasve.

Vendimi përfundimtar do mësohet në ditët në vijim, ngase Xavi ka kontratë dyvjeçare me Al-Sadd.

Kategoritë
Sport