Borell: T’i bashkojmë forcat për të ndihmuar përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës

Kryediplomati evropian, Josep Borell, u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkojnë forcat për të ndihmuar në përfundimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ai tha se Rusia duhet menjëherë ta ndal agresionin e saj ushtarak ose do të përballet me izolim ndërkombëtar

“Votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së me abstenim të rëndësishëm të Kinës, Indisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vetëm Rusisë që vë veton, tregon refuzimin e komunitetit ndërkombëtar që mund të bëjë të drejtë dhe demonstron mospërfilljen e Rusisë për përgjegjësitë dhe detyrimet e saj si anëtare e përhershme. I bëj thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të bashkojë më tej forcat dhe të ndihmojë në përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës duke miratuar rezolutën përkatëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia duhet të ndalojë menjëherë agresionin e saj ushtarak ose të përballet me izolimin ndërkombëtar”, ka shkruar Borell.

Kategoritë
BotaLajme