Boris Johnson: Putini po kryen krim lufte, do t’ia shtrëngojmë lakun regjimit të tij

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të mërkurën se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë kualifikohen si krim lufte, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

“Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin në përdorimin e municioneve që ata tashmë i kanë hedhur mbi civilët e pafajshëm… sipas mendimit tim, [ajo] tashmë kualifikohet plotësisht si një krim lufte”, tha ai në parlamentin e e Mbretërisë së Bashkuar.

ohnson tha gjithashtu se Putini e ka “llogaritur keq” përgjigjen e Ukrainës.

“Në sulmin e tij të neveritshëm ndaj një kombi sovran, ai e ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin dhe vendosmërinë e botës së lirë për t’iu kundërvënë barbarisë së tij”, tha ai.

“Nëse Putini e shton forcën, do ta bëjmë edhe ne, duke e rritur më tej presionin ekonomik dhe duke e mbështetur Ukrainën me financa, armë dhe ndihmë humanitare”, shtoi Johnson, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë ta shtrëngojë lakun rreth regjimit të Putinit”.

“Putini duhet të dështojë në sipërmarrjen e tij”, tha Johnson. “Nuk kam dyshim se ai do të dështojë dhe se ne do të kemi sukses në mbrojtjen e Ukrainës”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme