Borxhi publik i Gjermanisë arriti nivel rekord vitin e kaluar

Borxhi publik i Gjermanisë me një rritje prej 146.9 miliardë euro vitin e kaluar arriti në 2 trilionë e 319.8 miliardë euro.

Borxhi publik i Gjermanisë me një rritje prej 146.9 miliardë euro vitin e kaluar arriti në 2 trilionë e 319.8 miliardë euro.

Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë (Destatis), borxhi i përgjithshëm publik i vitit të kaluar të Gjermanisë ndaj institucioneve publike, përfshirë të gjitha buxhetet bazë dhe shtesë në nivel të fondeve federale, shteteve, të sigurimeve shoqërore bashkive dhe njësive bashkiake, u rrit me 146.9 miliardë euro.

Destatis, si arsye kryesore të rritjes ka treguar “marrjen e borxheve të qeverisë Federale të Gjermanisë për financimin e masave kundër efekteve negative të krizës së COVID-19”. Në këtë mënyrë pas dy vitesh të kaluar në pandemi, Gjermania ka mbetur përballë një borxhi në nivel rekord.

Gjithashtu edhe borxhi publik për frymë është rritur nga 26.128 euro në 27.906 euro.

Ndërkohë borxhi publik federal për periudhën në fjalë ka shënuar rritje me 145 miliardë euro duke arritur në 1 trilion e 548.5 miliardë euro.

Borxhi i shteteve u rrit me 0.3 për qind duke arritur në 638.1 miliardë euro ndërsa borxhi i bashkive dhe njësive bashkiake me një pakësim 0.2 për qind ra në 133.1 miliardë euro.

Kategoritë
BotaLajme