Muahmed Hadid, babai i katër prej fëmijëve që u vranë nga sulmi izraelit, në kampin e refugjatëve Shati në Gaza, ka humbur pothuajse të gjithë familjen e tij. Gruaja e tij, Maha dhe fëmijët ndodheshin në godinë, kur ndërtesa u godit nga sulmi izraelit.
I vetmi që mbijetoi nga familja ishte foshnja pesë muajshë, Omar, që u gjend nën rrënoja pranë nënës së vdekur.
I ndodhur jashtë spitalit në Gaza, Muhamed thotë për Agjencinë e Lajmeve AFP se “bota duhet t’i shohë këto krime të padrejta”.
“Ata ishin të sigurtë në shtëpi, nuk mbanin armë, nuk qëlluan me raketa,” thotë ai për fëmijët e tij, të cilët u vranë me rrobat e tyre të gjumit për Fiter Bajramin, festën që shënon fundin e muajit të Ramazanit.
Sipas zyrtarëvë palestinezë në Gaza, në total sulmi ajror izraelit ka vrarë 10 perona të së njëjëtës familje, midis tyre tetë fëmijë.