BPD merr vendime të rëndësishme për zhvillimin strategjik të korporatës

KEK-u ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë marrë vendime të rëndësishme nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve në këtë korporatë.

Sipas një njoftimi lëshuar për medie ky bord duke pasur si objektiv ngritjen e performancës, sigurinë e operimeve në njësitë prodhuese dhe inovacionin në të ardhmen, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësishme për zhvillimin strategjik të korporatës.

Ndër vendimet KEK-u ka bërë të ditur se është përgatitja e një dokumenti teknik lidhur me Termocentralin Kosova A dhe për përgatitjen e letrës për shprehjen e interest lidhur me rindërtimin e saj.

Gjithashtu është marrë vendim për vazhdimin e procedurës për vlerësimin e rrezikshmërisë në vendet e punës si dhe fillimin e procedurës për zhvillimin e infrastrukturës për projektin e parkut solar dhe energjisë së ripërtritshme.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e rregullt të mbajtur dje, me datë 17 Gusht 2021, duke pas si objektivë ngritjen e performancës, sigurinë e operimeve në njësitë prodhuese dhe inovacionin për të ardhmen, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësisë së veçantë për zhvillimin strategjik të korporatës.

Përgatitja e draft dokumentit Teknik lidhur me Termocentralin Kosova A dhe përgatitja e draft letrës për shprehjen e interesit lidhur me rindërtimin e saj.

Vazhdimi i procedurës për vlerësimin e rrezikshmërisë se vendeve te punës,

Fillimin e procedurës për zhvillimin e infrastrukturës për projektin e parkut solar dhe energjisë se ripërtritshme.

Vazhdimin e zgjerimit të zonave të gjelbërimit rreth zonës së KEK-sha, në interes të komunitetit dhe ambientit,

Identifikimin e nevojave për staf deficitar dhe të domosdoshëm, dhe vazhdimin e procedurave të regrutimit konform ligjit,

Vazhdimin e procedurave të përkrahjes së kuadrove të reja dhe deficitare përmes bursave dhe intership për student,

Funksionalizimin e punës së mensës në TCB, dhe Renovimin e funksionalizimin e mensave të tjera si dhe ngritja e kualitetit dhe cilësisë se ushqimit.

Vazhdimin e auditimit të kontratave të mesme dhe të mëdha nga ana e auditimit të brendshëm nga periudha e inicimit të kërkesave deri në implementimin e tyre.

Inicimin e procedurave disiplinore nga ana e menaxhmentit, në pajtim me procedurën, për të gjitha shkeljet e evidentuara,

Drejtoria e njësisë qendrore për planifikim dhe strategjik i KEK-sha të riemërohet në Drejtoria për zhvillim strategjik dhe energji të ripërtritshme, dhe në kuadër të saj të merret me studimin dhe zhvillimin e energjisë solare dhe nga burime tjera të ripërtritshme.

Vazhdimin e procedurave të identifikimit të pronave të KEK-sha dhe vazhdimin e punës së task forcës për këtë qëllim dhe raportimi periodik nga ana e tyre.

Bordi më këtë rast vazhdon ti inkurajon punëtorët për vaksinim, si dhe menaxhmentin për përmirësimin dhe sigurimin e kushteve të punës në pajtim të plotë me kërkesat ligjore dhe procedurat në fuqi.

Me respekt,
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Kategoritë
LajmeVendi