Brenda dhomës së veshjes së Italisë pas ndeshjes: Dukej si ‘fushë betejë’, italianët lanë gjithçka pas vetës

Italia është bërë kampion i Evropës, duke e mposhtur Anglinë në finalen e Euro 2020.

Dhoma e zhveshjes së Italisë, përshkruhet nga mediat angleze si ‘fushës së betejës’.

Përplasja në Wembley shkoi deri në penallti pasi të dy ekipet barazuan 1-1 pas 90 minutash dhe kohës shtesë.

Në penalltinë e fundit përfundoi gjithçka, kur Bukayo Saka huqi përballë Gianluigi Donnarummaas.

Nga fotografitë e publikuara nga dhomat e zhveshjes së Italisë, shihet që fituesit e turneut ishin larguar pasi kishin mbyllur festën, duke mos e pastruar hapësirën.

Aty kishte shishe birre, shishe vere dhe shampanjë kudo. Çorape, pantallona të shkurtra dhe peshqirë u lanë në dysheme.

Gazeta gjermane Bild e përshkroi skenën të ngjashme me një ‘fushë beteje’.

Ndërkohë, në dhomën e zhveshjes së finalistëve të tjetër, atyre të Anglisë, ishte ndryshe

Kategoritë
LajmeSport