Brenda jetës luksoze të Mark Zuckerberg, të mbushur me miq të famshëm

Mark Zuckerberg është një person shumë i rezervuar edhe pse ka në pronësi një prej kompanive më të mëdha të rrjeteve sociale në botë. Por megjithatë, miliarderi ka një jetë shumë luksoze.

Mark, i cili vlen më shumë se 121 miliardë dollarë, jeton në një shtëpi inteligjente në Palo Alto të Kalifornisë së bashku me bashkëshorten e tij Priscilla Chan dhe dy vajza Maxima dhe August, i rrethuar nga miq shumë të famshëm.

Por përveç kësaj, themeluesi i Facebook zotëron një portofol me prona të patundshme që vlenë më shumë se 320 milionë dollarë.

Djaloshi ka gjithashtu shumë miq të famshëm, përfshirë Vin Diesel, ndonëse vesh të njëjtën bluzë gri që duket sikur e ka gjetur nëpër shtëpi, por që në fakt janë me të vërtetë të shtrenjta.

Në maj të 2011, Mark bleu shtëpinë me 5 dhoma gjumi në Crescent Park për një shumë prej 7 milionë dollarësh. Ajo ishte e pajisur me një park të madh dhe pishinë gjigante, por miliarderi ishte i pakënaqur prej saj dhe i bëri disa rinovime duke i shtuar një pishinë me ujë të kripur, zonën e barbekjusë, zjarrit dhe një pavijon argëtimi.

Tashmë, shtëpia ka dhe një asistent artificial inteligjent, i cili ka zërin e aktorit legjendë Morgan Freeman që mund të rregullojë dhomën dhe bëjë një tost.

Roboti gjithashtu ka ndihmuar dhe vajzat e çiftit që të mësojnë gjuhën mandarine.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme