Britani e Madhe, pas Boris Johnson edhe Ministri i Shëndetësisë pozitiv me Covid-19

Pas kryeministrit Boris Jonson një tjetër ministër i rëndësishëm në kabinetin e tij preket nga COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock rezulton me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një postimi në Twitter duke thënë se ka dalë pozitiv ndaj testit të COVID-19 por ka vetëm disa simptoma të lehta. Ai ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.

“Duke ndjekur këshillat mjekësore, pas disa simptomave të lehta shkova të bëja testin e koronavirusit, i cili doli pozitiv. Fatmirësisht simptomat e mia janë të lehta dhe jam duke punuar nga shtëpia në vetëizolim” shkruan 42-vjeçari në Twitter ku ka postuar dhe një video.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet