Britania do të vendosë sistem të mbrojtjes ajrore në Poloni

Sistemi i mbrojtjes ajrore Sky Saber mund të përdoret kundër avionëve luftarakë ose bombave inteligjente

Britania tha se po dërgon një sistem raketash antiajrore së bashku me 100 pjesëtarë të personelit ushtarak në Poloni për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore kundër çdo agresioni rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Varshavë, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Polonia po mban një barrë të madhe të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne do të vendosim në Poloni sistemin e raketave antiajrore me rreze të mesme Sky Saber me rreth 100 pjesëtarë të personelit për t’u siguruar që të qëndrojmë përkrah Polonisë, duke mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia”, tha Wallace.

Marrëveshja për stacionimin e sistemit u vulos gjatë takimit të sekretarit Wallace me homologun polak Mariusz Blaszczak, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

“Ne duam të sigurojmë që kufijtë e Evropës të mbrohen mirë”, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik Boris Johnson.

Sistemi i mbrojtjes ajrore Sky Saber mund të përdoret kundër avionëve luftarakë ose bombave inteligjente.

Fundjavën e kaluar raketat ruse sulmuan një bazë stërvitore ushtarake ukrainase 15 milje nga kufiri polako-ukrainas, duke vrarë 35 persona.

Kategoritë
BotaLajme