Britania e Madhe e para që miraton përdorimin e pilulave anti COVID-19

Britania e Madhe gjatë së enjtes ka autorizuar pilulën e cila është e destinuar për të trajtuar virusin COVID-19.

Me këtë rast, Britania bëhet vendi i parë që miraton një kurë të tillë.

E ata që do ta marrin këtë barë, janë të rriturit mbi 18 vjeç, që janë të infektuar me koronavirus. Ilaçi duhet të merret dy herë ne ditë për pesë ditë me radhë.

Sipas kompanisë që e prodhoi, Merck, kjo tabletë në provat klinike ka përgjysmuar shtrimet në spital dhe vdekjet në mesin e pacientëve që kishin simptoma të virusit.

Ndonëse në Britani të Madhe situata me COVID-19 po përmirësohet, njëjtë nuk po ndodhë në shumicën e vendeve tjera evropiane.

Drejtori Rajonal i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Evropën, Hans Kluge, ka thënë kontinenti i vjetër po kërcënohet nga një valë e re e infektimeve.

Kategoritë
BotaLajme