Britania: Ka prova shumë të forta se Putin qëndron prapa krimeve të luftës në Ukrainë

“Përfundimisht është një çështje që i takon Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është apo jo kriminel lufte dhe ne të sjellim provat”, tha kryediplomatja britanike

Mbretëria e Bashkuar tha se ka “prova shumë, shumë të forta” të përfshirjes së presidentit rus Vladimir Putin në krime lufte në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për BBC, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se provat sugjerojnë se “krime lufte janë kryer” në Ukrainë dhe se “Vladimir Putin është pas tyre”.

Komentet e saj erdhën një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden e quajti Putinin “kriminel lufte”, deklaratë që Kremlini e cilësoi si “të pafalshme”.

“Përfundimisht është një çështje që i takon Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është apo jo kriminel lufte dhe ne të sjellim provat”, shtoi Truss.

Kategoritë
BotaLajme