Britania regjistron numrin më të madh të infeksioneve me COVID-19 që nga janari

Numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.233.761

Me 42.302 të infektuar gjatë 24 orëve, Mbretëria e Bashkuar regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me koronavirus (COVID-19) që nga janari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të vdekurve për shkak të virusit u rrit me 49 në 24 orët, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 128.530.

Ndërkaq, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.233.761. Shifra e sotme e të infektuarve është më e larta që nga 15 janari, kur ishin regjistruar 55.761 raste.

Në Britani, ku fushata e vaksinimit filloi më 8 dhjetor 2020, deri më tani mbi 46,3 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa prej tyre, mbi 35,1 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Varianti Delta, i cili konsiderohet të jetë përgjegjës për valën e dytë të madhe epidemike, është bërë specia dominuese në Britani, duke çuar në një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve që nga fillimi i verës.

Kategoritë
BotaLajme