Britania synon që me vaksinat antiCOVID të ‘luftojë’ variantin indian

Autoritetet shëndetësore britanike po synojnë të vaksinojnë 15 mijë njerëz në një ditë në stadiumin e ragbit “Twickenham” të Londrës.

Varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Indi, përbën shumicën e rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët tregojnë se është lloji i parë më dominues në Mbretërinë e Bashkuar, por që vaksinat aktuale janë efektive ndaj këtij varianti.

Tre të katërtat e të rriturve në Britani kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët shëndetësorë në qytetin veriperëndimor të Anglisë, Bolton, tregojnë se numri i të infektuarve ka filluar të bie.

Kategoritë
BotaLajme