Bruksel – Vazhdon takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s

Takimi, ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere me agjendën kryesore të Ukrainës, vijon në Bruksel të Belgjikës.

Takimi, ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere me agjendën kryesore të Ukrainës, vijon në Bruksel të Belgjikës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Gjeorgjisë, Finlandës, Suedisë, Bashkimit Evropian (BE), Australisë, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Zelandës së Re morën pjesë gjithashtu në fjalimin e hapjes së ditës së dytë të sesioneve.

Stoltenberg tha se ishte një tregues i unitetit kundër agresionit rus dhe përshëndeti veçanërisht ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, duke vënë në dukje rëndësinë e të mësuarit drejtpërdrejt prej tij.

Takimi u mbajt pa praninë e mediave.

Takimi ka nisur dje dhe ministrat janë takuar për darkë mbrëmë.

Stoltenberg tha se ministrat do të diskutojnë për më shumë ndihmë për Ukrainën, pasojat e veprimeve agresive të Rusisë dhe marrëdhëniet e ardhshme me Moskën.

Sekretari i NATO-s njoftoi gjithashtu se ata do të diskutojnë zhvillimin e ardhshëm të “Konceptit Strategjik” të NATO-s deri në samitin që do të mbahet në Madrid të Spanjës në qershor

Kategoritë
BotaLajme