BSPK- Qeverisë Kurti: Shihemi të premten në shesh

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kryer përgatitjet e fundit për organizimin e protestës së 8 prillit që do të mbahet në orën 12:00.

Atdhe Hykolli kryetar i BSPK-së, ka dhënë detaje të protestës të së premtes.

“BSPK i bërë përgatitjet e fundit Këshilli Iniciues i protestës që do të mbahet në ora 12:00, më 8 prill. Fillojmë te Biblioteka Kombëtare, shkojmë lartë te fakulteti Juridik deri te MASHT… zbresim në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ndalemi në shesh para Qeverisë’, ka thënë Hykolli për Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës si partner social i BSPK-së duhet të gjej një zgjidhje për kërkesat e sindikatave duke vlerësuar se e vetmja mënyrë për marrëveshje është dialogu.

“Ne si BSPK vetëm paraqesim shqetësimet e punëtorëve të Sindikatave të ndryshme … ne të premten fillojmë protestën, por është mirë dhe besoj se Qeveria e Kosovës do të reflektoj”, ka thënë Atdhe Hykolli ndër të tjera.

Sipas tij, kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime dhe ato duhet të merren parasysh nga Qeveria e Kosovës ose dikastere të caktuara.

“Një ndër kërkesat e SBASHK-UT është që deri sa të filloj ligji i ri i pagave të implementohet punonjësve të arsimit t`i ndahen nga 100 euro”, ka thënë Hykolli.

Sipas tij, si BSKP kanë tri kërkesa për Qeverinë.

“Ligji i pagave, skema pensionale e financuar nga shtetit dhe sigurimi shëndetësore”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi