“Bukuroshja”, “A e caktojmë një takim” – Mentor Shala i RTK-së me gjuhë të papranueshme ndaj deputetes

Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar me një gjuhë të papranueshme ndaj deputetes së listës ‘Guxo’, Doarsa Kica-Xhelili, e cila në një intervistë gjatë mbrëmjes së djeshme e kishte përmendur atë.

Shala përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se po i duket se Doarsa e ka mendjen vetëm tek ai dhe duke e ftuar për një takim.

“Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin. Po më duket vetëm te unë e ka mendjen! A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqt e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim!

Kallxom, kur po dalim, Doarsë!”, ka shkruar Shala në Facebook.

Kategoritë
Lajme