Bullgari, arrestohen falsifikatorët që bënë pasaportën me fotografinë e Stallones

Në mesin e gjërave të sekuestruara gjatë operacionit është dhe pasaporta e falsifikuar e aktorit të njohur të Hollywood-it.

olicia Bullgare ka arrestuar katër persona të dyshuar për falsifikim të pasaportave dhe parave si anëtarë të një grupi të krimit të organizuar dhe sekuestroi një pasaportë false me fotografinë e aktorit të famshëm të Holliwood-it, Sylvester Stallone, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë operacionit, policia gjeti dokumente false personale dhe kartëmonedha false të dollarit amerikan dhe eurove.

Katër shtetas bullgarë u arrestuan nën dyshimet për krim të organizuar.

Kategoritë
BotaLajme