Bullgari, lind një foshnje me antitrupa COVID-19

Sipas mjekëve, foshnja lindi me peshë 2.75 kilogramë dhe gjatësi 46 centimetra, si dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në Bullgari ka lindur një foshnje me antitrupa të koronavirusit të ri (COVID-19) pasi nëna kontraktoi virusin në muajin e shtatë të shtatzënësisë.

Siç raportojnë mediat lokale, një grua 28-vjeçare me COVID-19 nga qyteti jugor Pazardzhik duhej të lind me prerje cezariane pasi virusi shkaktoi ndryshime në placentë dhe ngadalësoi rritjen e fetusit.

Sipas mjekëve, foshnja lindi me peshë 2.75 kilogramë dhe gjatësi 46 centimetra, si dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Bullgaria së fundmi njoftoi 570 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 212.383 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19. Po ashtu 82 viktima u regjistruan brenda ditës së fundit, me çka numri i tyre u rrit në 8.565.

Bullgaria po ashtu raportoi se deri më tani kundër pandemisë janë vaksinuar 19.683 persona.

Kategoritë
BotaLajme