Bulliqi për liturgjinë në kishë: Gjakftohtësia e institucioneve tona meriton të ketë një respekt

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për liturgjinë që e mbajti sot Kisha Ortodokse Serbe në kishën që gjendet Kampusit Universitar të Prishtinës.

Bulliqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se në situata të tilla nuk ka nevojë që të provokohet ndonjë incident i mundshëm.

“Të bëhet diçka e tillë në një kishë e cila nuk i plotëson kushtet për t’i kryer këto liturgji, kjo vetvetiu mund të tregojë se cila është qëllimi e krejt kësaj që ka ndodh. Kjo çështje mund të ngritë debate të ndryshme.

Dihet qëndrimi i VV-së për këtë çështje. Në situate të tilla nuk ka nevojë të provokohet ndonjë incident i mundshëm. Në fund të fundit vet mënyra se si o duket që po e shoh se çka ka ndodh, e ka atë qëllim të provokimit të situatës”, tha Bulliqi.

Madje ai tha se sjellja e institucioneve të Kosovës me gjakftohtësi është për t’u respektuar, pasi sipas tij, nuk ka nevojë që në situate të tilla të provokohet.

“Kjo gjakftohtësi dhe kjo sjellje e institucioneve tona mendoj që meriton të ketë një respekt, sepse nuk ka nevojë që në situata të tilla të provokohen”.

Kisha Ortodokse Serbe sot mbajti liturgji fetare në kishën që gjendet Kampusit Universitar të Prishtinës. Kjo ishte hera e parë e mbajtjes së kësaj ceremonie fetare që nga paslufta, për çka pati reagime të shumta, përpos nga institucionet vendore.

Kategoritë
LajmeVendi